
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në qytetin e Lezhës, pranë zonës së “Mileniumit”. Rreth orës 01:50, dyshohet se është vendosur eksploziv në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N., i cili ndodhej i parkuar në një garazh. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.