Flash

Gruaja e parë që merr postin e guvernatores në historinë e Tenesit/ Marsha Blackburn siguron fitoren përballë Jerry Green

Lapsi.al 4 November 2026

Gruaja e parë që merr postin e guvernatores në historinë e

Republikania Marsha Blackburn ka fituar zgjedhjet për guvernatore të shtetit të Tenesit. Pas fitores ajo bëhet gruaja e parë me këtë post në historinë e shtetit amerikan. Senatorja republikane ka siguruar fitoren përballë kandidatit demokrat Jerry Green.

Blackburn do të shkruajë kështu një faqe të re në historinë politike të Tenesit, një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët. Ajo do të pasojë në këtë detyrë guvernatorin aktual, Bill Lee, të cilit po i përfundon mandati.   

Fitorja e Blackburn shënon një moment historik për përfaqësimin e grave në politikën e Tenesit, pasi për herë të parë në këtë shtet një grua do të drejtojë ekzekutivin shtetëror.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI