Flash

Shkodër/ Digjet banesa në Domen, dy viktima të dyshuara fëmijë

Lapsi.al 29 July 2026

Dy trupa të pajetë janë gjetur pas zjarrit që përfshiu një banesë në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Bashkinë Shkodër, ndërsa dyshohet se viktimat janë dy fëmijë.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin kur shpërtheu zjarri, brenda banesës ndodheshin nëna së bashku me dy fëmijët e saj. Fillimisht u gjet një trup i pajetë, që dyshohet se i përket njërit prej fëmijëve, ndërsa gjatë kërkimeve u zbulua edhe trupi i dytë.

Autoritetet dyshojnë se në banesë ndodhej edhe nëna, ndërsa kërkimet dhe verifikimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës u vështirësua nga terreni i thyer malor. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës automobilistike dhe, kur ekipet mbërritën në vendngjarje, objekti ishte pothuajse i shkrumbuar.

Shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës vijojnë punën në vendngjarje, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për bilancin dhe shkaqet e zjarrit.

Të këshilluara

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI