Flash

SHBA zyrtarizojnë huanë 302 milionë dollarë për Shqipërinë

Lapsi.al 12 September 2026

Agjencia amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) ka zyrtarizuar marrëveshjen për një hua direkte prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë, në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF).

Sipas njoftimit të DSCA-së, financimi synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe rritjen e kapaciteteve të vendit për të kontribuar në sigurinë e përbashkët të NATO-s.

 
Marrëveshja është realizuar në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit. Sipas autoriteteve amerikane, huaja do t’i mundësojë Shqipërisë financim me kosto të ulët dhe kushte fleksibël për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

 
Fondet do të përdoren për pajisje dhe shërbime të prodhuara nga industria amerikane e mbrojtjes, duke synuar edhe rritjen e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura shqiptare me ato të aleatëve të NATO-s.

 
Pas publikimit të marrëveshjes ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili e cilësoi financimin si një tjetër tregues të besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë.

“Ky është më shumë se financim. Është besim, partneritet strategjik dhe investim në sigurinë e së ardhmes”, deklaroi Nufi.

Sipas ministrit, huaja prej 302 milionë dollarësh do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura dhe në rritjen e kontributit të Shqipërisë në sigurinë e përbashkët të NATO-s. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI