Flash

Shakira rrëfen dhimbjen pas tradhtisë së Piqué

Lapsi.al 3 June 2026

Shakira ka rrëfyer hapur për përjetimet emocionale pas ndarjes nga ish-partneri i saj, Gerard Piqué, i cili u akuzua për tradhti në fund të vitit 2021.

“Gjithmonë kam menduar se isha më e brishtë ose më e dobët sesa më ka treguar jeta,” tha këngëtarja në një intervistë për People, të publikuar të mërkurën.

Ndarja e marrëdhënies së tyre 11-vjeçare në vitin 2022 shërbeu si frymëzim për këngën “Shakira: Bzrp Music Sessions, Vol. 53”, e publikuar një vit më vonë. Kënga, e cila trajton në mënyrë të tërthortë historinë e tradhtisë së pretenduar të ish-futbollistit, u kthye në një nga hitet më të suksesshme të artistes dhe hyri në Top 10 të “Billboard Hot 100” pas më shumë se një dekade.

Shakira e ka përshkruar procesin e krijimit të këngës si një formë çlirimi emocional.

“Kisha nevojë të shkruaja për atë që po përjetoja pa asnjë censurë,” u shpreh ajo, duke shtuar se për të, krijimtaria është “si të shkosh te psikologu, vetëm më lirë”.

Artistja kolumbiane tha gjithashtu se gjatë asaj periudhe është mbështetur te familja dhe miqtë e saj. “Jeta është e vështirë, por ia vlen të jetohet sepse miqtë janë aty për ty,” tha ajo.

Duke reflektuar mbi përvojën, Shakira theksoi se edhe momentet e vështira sjellin mësime.

“Edhe njerëzit që të lënë me plagë, në fund na bëjnë më të mirë,” u shpreh këngëtarja.

Sot, Shakira jeton në Miami së bashku me dy djemtë e saj dhe thekson se për momentin është e fokusuar vetëm te rritja e tyre, duke mos menduar për një lidhje të re.
 
 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI