Flash

Salianji ironi me Ramën: Shqiptarët i fikin zjarret me degë pemësh, ti do shpëtosh Francën!

Lapsi.al 27 July 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit për gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar vendet europiane në përballimin e zjarreve. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji e cilësoi situatën “jo për të qeshur, por për të vënë duart në kokë”, duke akuzuar Ramën se ka dështuar në qeverisjen e vendit dhe se po përdor propagandën për të krijuar imazhin e një “shpëtimtari” të Europës.

Sipas tij, ndërsa zjarrfikësit shqiptarë përballen me mungesë mjetesh dhe pajisjesh, kryeministri promovon ndihmën për vende të tjera. “Ndërsa zjarrfikësit shqiptarë lihen pa mjete, pa pajisje dhe në shumë raste detyrohen të luftojnë flakët me degë pemësh ose të presin derisa të bjerë shiu. Solidaritet me vendet mike, por Edi Rama bën propagandë duke u vetëofruar si ‘shpëtimtar’ për Francën dhe Spanjën”, shkruan Salianji.

Ai shton se qeveria ka lënë pas dore investimet, shërbimet publike dhe kapacitetet për përballimin e emergjencave, ndërsa i kërkon kryeministrit të japë dorëheqjen.

 
REAGIMI

Nuk është për të qeshur, por për të vënë duart në kokë. Njeriu që i ka vënë zjarrin Shqipërisë me keqqeverisje, mungesë investimesh, braktisje të shërbimeve publike, korrupsion dhe kriminalizim të administratës sot del e shitet si shpëtimtari i Europës.
Ndërsa zjarrfikësit shqiptarë lihen pa mjete, pa pajisje dhe në shumë raste detyrohen të luftojnë flakët me degë pemësh ose të presin derisa të bjerë shiu. Solidaritet me vendet mike por Edi Rama bën propagandë duke u vetëofruar si “shpëtimtar” për Francën dhe Spanjën. E ka degraduar qeverisjen e tij me pantallona nëpër këmbë e tani tallet me kapacitetet për të shpëtuar Evropén 🤦🏻‍♂️
Jep dorëheqjen që Shqipëria të ketë kapacitetet për të mbrojtur qytetarët, pyjet dhe pronat e tyre!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI