Flash

Lubonja: Të presësh reflektim nga Rama, është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash

Lapsi.al 27 July 2026

Para se protesta antiqeveritare të hynte në muajin e tretë, analisti Fatos Lubonja u shpreh skeptik se kryeministri Edi Rama mund të reflektojë përballë presionit të qytetarëve që prej javësh kërkojnë largimin e tij nga pushteti. Sipas tij, mënyra se si Rama ka qeverisur ndër vite nuk lë hapësirë për një ndryshim të tillë të qëndrimit.

“Në një vend normal”, tha Lubonja, kryeministri jo vetëm që do të kishte reflektuar, por do të kishte dhënë dorëheqjen dhe do të përballej me drejtësinë për të dhënë shpjegime mbi aferat që rëndojnë mbi qeverisjen e tij.

“Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash, është jashtë mënyrës së tij të menduarit dhe qeverisurit. Ajo që ai di të bëjë është të konfliktojë, të poshtërojë, të ushtrojë dhunë verbale dhe kur vjen puna edhe dhunë fizike dhe jo të reflektojë. Reflektim ka pasur kohë të bëjë prej kohësh. Në një vend normal ku ka reflektim do kishte dhënë dorëheqjen se ka minimalisht përgjegjësi morale, politike për të mos thënë edhe ligjore, po të thellohet SPAK dhe të përdorë të njëjtat standarde që ka përdorur me Berishën, do të duhet të ishte para SPAK për të dhënë shpjegime”, u shpreh Lubonja.

Analisti argumentoi më tej se, në një demokraci funksionale, mosmbajtja e premtimeve politike ndëshkohet nga qytetarët me votë, ndërsa shkelja e ligjit me veprimin e drejtësisë. Sipas tij, Rama duhej të ishte larguar prej kohësh nga politika, por po përdor çdo mjet për të ruajtur pushtetin.

“Mos mbajtja e premtimeve ndëshkohet me votë dhe kur shkelen ligjet edhe me drejtësi. Nëse do kishte fijen e aftësisë për t’u penduar, me kohë duhet të kishte ikur nga politika, për mos mbajtjen e shumë gjërave, por këtu nuk ka, sepse këtu kultura është ke të fortët me vete, ke gjykatësit me vete dhe ushtron dhunë mbi shumicën”, deklaroi Lubonja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI