Flash

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ndarja sipas qarqeve

Lapsi.al 28 September 2026

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), mbështetur në raportimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë muajit gusht 2026 janë regjistruar 139 aksidente rrugore. Nga këto ngjarje, 191 persona kanë mbetur të aksidentuar (kanë humbur jetën dhe janë plagosur), duke shënuar një ulje krahasuar me gushtin e vitit 2025, ku u regjistruan 159 aksidente me 229 të aksidentuar.

Pavarësisht rënies gjatë muajit të fundit të verës, tendenca e përgjithshme për vitin 2026 mbetet në rritje. Gjatë harkut kohor janar–gusht 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 983 aksidente me një bilanc prej 1.378 personash që kanë humbur jetën apo janë plagosur.

 
Faktorët kryesorë, shkeljet e drejtuesve, orari i mbrëmjes dhe mosha e re

Faktori njeri mbetet shkaku kryesor i ngjarjeve rrugore. Gjate gushtit 2026, 86,3 % e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, të tilla si mosrespektimi i normave të shpejtësisë apo i sinjalistikës rrugore.

Analiza sipas grupmoshave dhe fashave orare tregon se rinia dhe orët e mbrëmjes mbajnë peshën kryesore të rrezikut në rrugë. Përdoruesit e rrugës të moshës 25–34 vjeç paraqesin numrin më të lartë të ngjarjeve, duke përbërë 31,7 % të totalit të aksidenteve.

Orari më problematik është harku kohor nga ora 19:00 deri në 24:00, I cili ka regjistruar 20,1 % të aksidenteve të muajit. Dita e hënë ka shënuar numrin më të lartë të aksidenteve me 18,0 %, ndërsa ditët e mërkurë dhe e premte kanë pasur nivelin më të ulët, me nga 11,5 % secila.

Shpërndarja gjeografike, Tirana dhe Durrësi kryesojnë me numrin më të lartë të ngjarjeve

Në nivel qarqesh, Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të aksidenteve në shkallë vendi. Gjatë muajit gusht 2026, në kryeqytet u regjistruan 33 aksidente me 38 të aksidentuar, ndërsa në bilancin 8-mujor (janar–gusht), Tirana numëron 369 aksidente me 457 të aksidentuar (nga 270 aksidente në të njëjtën periudhë të vitit 2025).

 
Pas Tiranës, qarku i Durrësit ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gushtit me 24 aksidente dhe 36 të aksidentuar (nga 8 aksidente që kishte në gusht 2025), i ndjekur nga Lezha me 21 aksidente. Në krahun tjetër, qarqet si Berati dhe Dibra nuk kanë regjistruar asnjë person të vrarë apo të plagosur gjatë muajit gusht 2026.

“Gjatë periudhës janar-gusht 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,” theksohet në raportin e INSTAT-it, ku sqarohet se “86,3 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.”

Të këshilluara

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI