Flash

Këshilli i Sigurimit/ Pse mungoi kreu i policisë Skënder Hita në tryezën me Ramën

Lapsi.al 28 September 2026

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ra në sy mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, një fakt që ushqen edhe më tej pikëpyetjet për marrëdhëniet mes Ramës dhe drejtuesve të lartë të policisë pas arrestimit të Ergys Agasit.

Spekulimet u shtuan edhe pas largimit nga detyra të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, ndërsa nga opozita pretendohet se kryeministri është i pakënaqur me mënyrën se si strukturat e policisë vepruan në arrestimin e Ergys Agasit dhe se nuk përjashtohen lëvizje të tjera në nivelet drejtuese.

Por mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë duket se ka një shpjegim tjetër, të paktën sipas një burimi jozyrtar pranë Policisë së Shtetit.

Burimi tha se drejtori ndodhet aktualisht në Hagë, në Holandë, në kuadër të një vizite të planifikuar më herët dhe po zhvillon takime me drejtues të strukturave policore të vendeve të Bashkimit Europian.

Në qendër të këtyre takimeve, ku është edhe zëvëndësdrejtori Sokol Bizhga sipas të njëjtit burim, janë platformat e bashkëpunimit, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi mes strukturave europiane në luftën kundër krimit të organizuar. 

Policia e Shtetit, megjithatë, deri tani nuk ka bërë publik një njoftim zyrtar për vizitën dhe axhendën e Drejtorit të Përgjithshëm në Hagë, por kjo pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.

Vizita e Skënder Hitës jashtë vendit shpjegon mungesën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, gjithsesi mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse tensioni i përfolur do të mbetet në nivelin e zërave politikë apo Rama do të urdhërojë lëvizje konkrete në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Të këshilluara

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI