Flash

Reshjet përmbytin rrugët në Vlorë/ Probleme në lagjen “Pavarësia”, banorët kërkojnë ndërhyrje

Lapsi.al 10 October 2026

Reshjet përmbytin rrugët në Vlorë/ Probleme në lagjen

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme këtë të shtunë në disa zona të Vlorës, ku uji ka mbuluar pjesë të rrugëve dhe ka vështirësuar qarkullimin. Situata më problematike paraqitet në lagjen “Pavarësia”. Banorët thonë se pusetat janë bllokuar nga gurë dhe materiale inerte, duke penguar largimin e ujërave.

Në disa segmente, uji ka qëndruar në rrugë dhe pranë banesave, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar se reshjet e tjera mund ta përkeqësojnë situatën. Banorët kërkojnë ndërhyrje për pastrimin e pusetave dhe kanaleve kulluese, në mënyrë që reshjet e forta të mos sjellin përsëri probleme në zonë.

Të këshilluara

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI