Flash

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve të Kosovës inkurajohen nga vetë Vuçiçi

Lapsi.al 1 July 2026

Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me deklaratën se Millan Radoiçiç nuk është kriminel, po inkurajon sulmet ndaj policëve të Kosovës.

Deklarata e Vuçiçit tregon që ai e kontrollon sistemin e drejtësisë dhe që sulmet ndaj policëve të Kosovës nuk paraqesin krime për Serbinë dhe ato kësisoj inkurajohen nga vetë kreu i shtetit atje”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka.


Në fillim të javës, Vuçiç deklaroi se Radoiçiç – i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023 – ndaj të cilit është lëshuar njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po ndiqet penalisht për ndonjë krim.

“S’keni thënë pse Millan Radoiçiç është në njoftim të kuq. Nuk është për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës”, tha udhëheqësi serb.

Ndonëse ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës, Radoiçiç është i lirë në Serbi, me adresë të regjistruar në Beograd. Serbia nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë ndaj tij.

Megjithatë, ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol-i, me kërkesë të Kosovës, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

 
Manxhuka tha se Qeveria në detyrë e Kosovës kërkon nga faktori ndërkombëtar që të dënojë “këtë degradim të mëtutjeshëm në sjellje të shtetit të Serbisë”.

“Deklarime të tilla dëshmojnë se Serbia nuk ka ndërruar mendje karshi Republikës së Kosovës dhe se kjo mendësi paraqet rrezik për paqen në rajon dhe më gjerë”, tha ai.

Zëdhënësi shtoi se për Kosovën ka qenë e qartë që sabotimi dhe luftimi i sundimit të ligjit në veriun, e banuar me shumicë serbe, “organizohet dhe dirigjohet nga Serbia”.

“Fakti që ky grup [që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit] u organizua, ushtrua, përgatit dhe në fund u fut nga Serbia në Kosovë, por edhe u armatos me armë zyrtare të shtetit të Serbisë, të dëshmuar edhe evidentuar në provat e gjetura në terren, tregon qartë se Serbia ishte mbrapa dhe sipër”, tha ai.

Kosova e konsideron sulmin në Banjskë si terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. Por, Beogradi mohon çdo përfshirje.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë dhe në mesin e 45 personave të akuzuar është edhe Radoiçiçi, i cili përshkruhet si “kreu i grupit terrorist”.

Për këtë rast, më herët gjatë këtij viti nga Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi tre persona: dy prej tyre me burgim të përjetshëm dhe një me 30 vjet burgim.

Të akuzuarit e tjerë ndodhen në arrati dhe për ta Kosova ka lëshuar fletarrestime përmes Interpol-it. Kosova vazhdimisht kërkon që Serbia ta dorëzojë Radoiçiçin për t’u përballur me drejtësinë. Në kohën e sulmit në Banjskë, Radoiçiçi ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ndërkaq i kërkojnë Beogradit që të ndjekë penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë./rel

Të këshilluara

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI