Flash

Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinj dhe qytetarë të shumtë i bashkohen

Lapsi.al 25 October 2026

Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinj dhe

Ka nisur grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Studentë, të rinj dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen në ambientet përpara ministrisë, duke iu bashkuar protestës studentore që vijon prej gati dy javësh në kryeqytet.

Siç shihet edhe nga pamjet, një numër i konsiderueshëm qytetarësh ndodhen në vendin e grumbullimit, ndërsa pjesëmarrës të tjerë vijojnë të mbërrijnë.

Protesta e sotme zhvillohet në një klimë tensionesh, pas përplasjeve të ditëve të mëparshme mes demonstruesve dhe forcave të policisë, si dhe plagosjes së disa protestuesve.

 

Në qendër të revoltës mbetet kërkesa e studentëve dhe të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa paketa e re ligjore e paralajmëruar nga qeveria, që parashikon gjoba dhe masa më të ashpra ndaj pjesëmarrësve në protesta të dhunshme, ka shtuar debatet.

Grumbullimi përpara Ministrisë së Arsimit po vijon, ndërsa pritet që protestues të tjerë t’i bashkohen tubimit gjatë momenteve ëve në vijim.

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI