Flash

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan të papunë 4.3% më shumë në një vit

Lapsi.al 29 September 2026

Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rinjtë. Të dhënat nga Anketa e Forcave të punës raportuan se papunësia tek të grup-mosha 15-29 vjeç pësoi rritje vjetore me 16% në tremujorin e dytë të vitit, teksa të dhënat administrative treguan se 16,537 të rinj u regjistruan si të papunë në zyrat e punësimit me rritje vjetore 4.3%.

Pas një përmirësimi të përkohshëm në tremujorin e pare 2025 papunësia e regjistruar te të rinjtë ka ndjekur një trajektore rritëse (shiko grafikun më poshtë). Në tre tremujorët pasues, numri është rritur gradualisht, duke arritur në mbi 16.5 mijë persona në tremujorin e dytë të këtij viti. Rritja e papunësisë së regjistruar te të rinjtë lidhet pjesërisht me vështirësitë e kësaj grupmoshe për t’u integruar në tregun e punës.

Edhe pse ekonomia ka krijuar vende të reja pune, një pjesë e tyre janë përqendruar në sektorë ku kërkohen më shumë punonjës me eksperiencë ose aftësi specifike, ndërsa shumë të rinj përballen me mungesë përvoje profesionale dhe kualifikimesh të përshtatura me kërkesat e bizneseve.

Vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm të rinjsh kanë zgjedhur të kërkojnë mundësi punësimi jashtë vendit, çka ka ulur ofertën e punës në disa sektorë, por njëkohësisht ka nxjerrë në pah vështirësitë e atyre që mbeten në tregun vendas për të gjetur punë të qëndrueshme.

Gjithashtu, një pjesë e të rinjve kalojnë periudha më të gjata në kërkim të punës pas përfundimit të shkollimit. Kjo lidhet me tranzicionin më të vështirë nga arsimi drejt punësimit, sidomos për ata pa eksperiencë të mëparshme.

Të dhënat nga Anketa e Forcave të Punës tregoi se në tremujorin e dytë të vitit 2026 kishte 36.7 mijë të papunë të moshës 15-29 vjeç, nga 31.6 mijë në të njëjtën periudhë të vitit 2025, teksa të dhënat nga burimet administrative tregojnë se gjysma e tyre janë regjistruar si të papune, pra duan të punojnë por nuk gjejnë pune.

Përkeqësimi i tregut të punës për të rinjtë po vjen në një kohë kur bizneset e konsiderojnë mungesën e fuqisë punëtore si pengesën më të madhe për të bërë biznes. Nga ana tjetër grup-moshat më të mëdha po integrohen me shpejt, duke përfshirë edhe pensionistët.

Në tremujorin e dytë 2026 rreth 145 mijë pensionistë ishin duke punuar me rritje vjetore 10.4%. Ata përbënin 13 për qind të personave të punësuar gjithsej. Në të njëjtën periudhe numri i të rinjve të punësuar ra në 170.3 mijë persona, ose 4% më pak. / B.Hoxha

 

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI