
Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative për protestuesit të cilët penguan qarkullimin e automjeteve dhe bllokuan rrugën pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, më 28 tetor 2026 për secilin prej tyre është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh.
Uniformat blu bëjnë me dije se personat kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit që të lirohej rruga.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.