Flash

PD kërkon shpalljen antikushtetuese të zgjedhjes së Shabanit si Avokat i Popullit, sot seanca në Kushtetuese

Lapsi.al 29 September 2026

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike kundër zgjedhjes së Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit.

Deputetët e PD-së e kanë kundërshtuar zgjedhjen e Shabanit, i cili u votua nga Kuvendi me 85 vota pro më 11 dhjetor. Opozita pretendon se procedura e ndjekur për zgjedhjen e tij ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka ngritur pretendime edhe për pajtueshmërinë e Shabanit me funksionin e Avokatit të Popullit.

Përplasja mes palëve nisi pasi PD tërhoqi firmat për kandidatët për Avokat të Popullit, përfshirë Endri Shabanin, duke deklaruar se ai nuk kishte më mbështetjen e saj. Pavarësisht kësaj, kandidatura e Shabanit u votua në seancë plenare nga mazhoranca. Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë argumentet e palëve dhe kërkesën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Endri Shabanit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI