Flash

Mblidhet Këshilli i Sigurisë/ SHISH nën lupë pas çështjes Hyseni, Rama përsërit: “Përgjegjësia është individuale”

Lapsi.al 29 September 2026

Arrestimi i Vlora Hysenit ka vënë nën lupë vetë funksionimin e SHISH-it dhe ka çuar krerët më të lartë të shtetit në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në qendër të diskutimeve ishin hetimi i SPAK, rreziku i rrjedhjes së informacionit të klasifikuar dhe mënyra se si ish-drejtuesja e SHISH doli në dosjen që po hetohej për Ergys Agasin.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka bërë të ditur se Hyseni nuk kishte qenë fillimisht objekt i një hetimi të posaçëm. Emri i saj doli gjatë hetimeve për çështjen e Ergys Agasit, ndërsa prokurorët po administronin dhe ekzaminonin prova të tjera. Braho mësohet se ka shpjeguar se, pas sigurimit të një sërë provash sekrete dhe veprimeve hetimore, prokurorët arritën në përfundimin se duhej t’i drejtoheshin gjykatës për caktimin e një mase sigurie ndaj Hysenit.

Një tjetër pikë e diskutuar ka qenë mundësia e rrjedhjes së informacionit të klasifikuar nga SHISH. Kreu i komanduar i institucionit, Elvis Lila, i ka njohur anëtarët e Këshillit me verifikimet e nisura brenda Shërbimit Informativ. Sipas tij, deri në këtë fazë nuk ka rezultuar që nga SHISH të ketë dalë ndonjë dokument që cenon sigurinë kombëtare. Verifikimet për trajtimin dhe ruajtjen e informacionit të klasifikuar vijojnë.

Edhe në Këshillin e Sigurisë, Rama nuk ka ndryshuar formulë. Përballë një tjetër çështjeje që prek një zyrtare të lartë, kryeministri mësohet se ka përsëritur refrenin e tij të njohur: “përgjegjësia është individuale”. Më tej, ai ka kërkuar mekanizma më të fortë bashkëpunimi mes institucioneve për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Sipas burimeve, takimi është zhvilluar pa debate mes pjesëmarrësve, ndërsa secilit institucion i janë përcaktuar detyrat për vijimin e verifikimeve dhe koordinimit institucional.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI