Flash

Greqia planifikon “qendra kthimesh” në Afrikë për migrantët, bisedime edhe me Ruandën

Lapsi.al 29 September 2026

Planet për ngritjen në Afrikë të një qendre për dëbimin dhe riatdhesimin e migrantëve, kërkesat e azilit të të cilëve janë refuzuar në BE, duket se po bëhen më konkrete. Ministri grek i Migracionit, Thanos Plevris, tha se tashmë është arritur një marrëveshje me një vend, duke shtuar se emri i këtij vendi ende nuk mund të bëhet publik.

Greqia merr presidencën e Këshillit të BE-së

Duke filluar nga korriku i vitit 2027 Greqia do të marrë për gjashtë muaj presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Plevris deklaroi se, sipas mendimit të Athinës, kjo do të krijojë kushtet që qendra e riatdhesimittë nisë funksionimin e saj. Mbetet ende e paqartë nëse vendi i përzgjedhur i ka miratuar tashmë këto plane dhe deri në çfarë mase zgjedhja është koordinuar me shtetet e tjera të BE-së.

Plevris tha se së shpejti do ta diskutojë planin me përfaqësues nga Gjermania, Austria, Holanda dhe Danimarka. Këto vende mbështesin prej kohësh krijimin e të ashtuquajturave "return hubs” jashtë territorit të Bashkimit Evropian.

Bisedime me Ruandën

Gjatë verës bisedime për këtë projekt janë zhvilluar veçanërisht me Ruandën. Megjithatë, sipas informacioneve të fundit, në konsideratë mund të merren edhe vende të tjera në Afrikë ose Azi. Italia ka negociuar më herët ngritjen e qendrave të ngjashme të riatdhesimit në Shqipëri.

Në këto qendra pritet të strehohen azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar përfundimisht në BE dhe që nuk mund të deportohen drejtpërdrejt në vendet e tyre të origjinës. Organizatat për të drejtat e njeriut i kritikojnë këto qendra dhe paralajmërojnë se ato mund të çojnë në kriminalizimin e migracionit./DW

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI