Flash

PD kallëzon në SPAK ministren Klodiana Spahiu, Kalaja: Kallëzim edhe kolegëve të saj

Lapsi.al 29 September 2026

Avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, ministren e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për pretendime për plagjiaturë të temës së diplomës. Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme ku dhe depozitoi kallëzimin, Kalaja tha se në focus do të jenë ministrat dhe deputetët të cilët kanë marrë gradat e titujt shkencorë në mënyrë të pamerituar.

Sipas Kalasë, dija arrihet me force dhe punë, e jo me plagjiaturë siç ka vepruar ministrja Klodiana Spahiu dhe kolegët e saj socialistë. Po ashtu Kalaja, theksoi se edhe ndaj ish zëvendëskryeminsitres ka një kallëzim në SPAK, për falsifikim të diplomës së shkollës së lartë.

"Duhet të kthejnë pas paratë e marra nga titujt shkencorë, fokus do jenë edhe ministrat që kanë marrë tituj e grada shkencore. Dija arrihet me forcë dhe punë, jo duke kopjuar e vjedhur siç është rasti i ministers së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu. Jo vetëm që ka marërë plagjaturë temën, por s’e ka minimalin e ruajtjes së kopjimit. Jemi besimplotë se SPAK, do nisë me Spahiun dhe personat e tjerë. Ne s’kemi marrë ende përgjigje se Balluku e ka diplomën e shkollës së lartë të falsifikuar. Ka pasur kallëzim, pastaj do merremi me Taulant Ballën e Ulsi Manjën, bashkë me grabitjen që i kanë bërë vendint, të na grabisin edhe dijen. Ne vijmë me subjektin që është kompetencë e SPAK,"tha Kalaja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI