Flash

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Lapsi.al 17 September 2026

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë shkuar në parlament me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veshjet e tyre. Vendimi është marrë si një shprehje solidariteti me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën, në një moment të ndjeshëm pas vendimit të gjykatës. Deputetët kanë përcjellë publikisht mesazhin e mbështetjes së tyre për Kosovën dhe figurat e UÇK-së.

Partia Demokratike, ditën e sotme ka kërkuar votimin në parlament e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Kërkesa dhe draft rezoluta është firmosur nga 30 deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI