Flash

Pas takimit të Trump me Zelenskyn, Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, shtatë viktima

Lapsi.al 30 July 2026

Të paktën shtatë persona, mes tyre dy vajza 5 dhe 12 vjeç, humbën jetën nga një valë sulmesh me raketa që Rusia ndërmori gjatë natës ndaj disa qyteteve të Ukrainës. Goditja më e rëndë u regjistrua në Krivyi Rih, vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky. Një raketë balistike goditi një ndërtesë banimi. Gjashtë persona u vranë dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja.

Sulme u raportuan edhe në Kiev dhe Lviv, ku u shkaktuan dëme të mëdha dhe disa persona mbetën të bllokuar. Si masë paraprake, Polonia ngriti në ajër avionët luftarakë për të monitoruar hapësirën e saj ajrore. Bombardimet ndodhën vetëm një ditë pasi Zelensky u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, të cilit i kërkoi sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI