Flash

Trump takim me Zelenskyn në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA-së

Lapsi.al 25 July 2026

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të presë në Uashington presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të martën, më 28 korrik, sipas raportimeve të mediave amerikane dhe ukrainase. 

Burime diplomatik bëjnë të ditur se takimi konsiderohet një moment i rëndësishëm diplomatik në marrëdhëniet mes dy vendeve. Trump dhe Zelensky janë takuar së fundmi edhe në Francë dhe Turqi. Në të njëjtën ditë, Zelensky pritet të marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të senatorit amerikan Lindsey Graham.

Sipas raportimeve, presidenti ukrainas synon ta rikthejë çështjen e Ukrainës në qendër të agjendës së administratës Trump, e cila së fundmi është fokusuar kryesisht te zhvillimet në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, Senati amerikan mund të votojë javën e ardhshme një paketë dypartiake sanksionesh të reja ndaj Rusisë.

Në frontin e luftës, mediat ruse raportojnë se dy depo të tregtisë elektronike në zonën e Shën Petersburgut dhe rajonin e Leningradit, janë goditur nga dronë ukrainas, duke shkaktuar zjarre. Autoritetet ruse thanë se mbrojtja ajrore rrëzoi disa dronë dhe se deri më tani nuk raportohen viktima.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI