Flash

“Nuk ua pagova shqiptarëve mikpritjen”: Maran i keqardhur për humbjen me Izraelin

Lapsi.al 3 June 2026

“Më vjen keq që përfundoi kështu kjo ndeshje, doja një ndeshje tjetër, duke qenë që ishte e para. Kemi bërë ndeshje të mirë dhe të keqe. Në minuta të caktuara kemi pasur edhe momente që mund t’i shfrytëzonim, por kemi bërë mire”. Rolando Maran nuk ka bërë rezultatin që shpresonte në debutimin e tij dhe natyrisht ka shumë gjëra që duhet ti rishohë. Megjithatë, me vlerësimin për mënyrën si është pritur, tekniku italian është i bindur se ka patur “indikacione të mira” mbi të cilën mund të punohet.

“I mikpritur në Shqipëri? E kam vënë re këtë element. Më vjen keq që nuk ua pagova shqiptarëve këtë mikpritje. Por është një ndeshje që jem indikacione të mirë për të punuar, vazhduar e marrë rezultate më të mira - tha Maran, që shtoi -. Edhe pse kam pak ditë që punoj, nuk është e mirë të punosh për një tjetër ndeshje kur sapo ke humbur. Të shohim çfarë mund të përforcojmë tek elementet që s’ishin mirë sot. Ishte një ndeshje jo fortë komforte, pasi ishte kundërshtar që të vë në vështirësi me posedim topi. Por mendoj se lojtarët i janë përgjigjur ideve të mia edhe pse kemi pak ditë që punojmë”.

Maran është i ndërgjegjshëm se kjo ndeshje duhet analizuar, sepse përvec gjërave pozitive kishte edhe shumë gabime: “Kjo ndeshje edhe pse ka pasur elementë negativë dhe pozitivë, rezultati nuk është pozitiv. Jam dakord që në pjesën e parë bëmë ndeshje të mirë, por në të dytën humbëm ekulibrin. Izraeli është skuadër teknike, të vë në vështirësi për shkak të presingut dhe ne e humbëm këtë balance”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI