Flash

Netanyahu: Jemi gati t'i përgjigjemi çdo sulmi të ri nga Irani

Lapsi.al 8 June 2026

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar ditën e sotme se Izraeli është gati t'i përgjigjet çdo sulmi të ri nga Irani. Gjatë një deklarate të shkurtër për mediat, Netanyahu tha se Irani dhe Hezbollahu tani janë në një pozitë më të dobët se kurrë, ndërsa Izraeli është më i fortë se kurrë. Kjo duke theksuar se lufta e Izraelit kundër tyre nuk ka mbaruar ende.

Kryeministri izraelit tha se Teherani dhe Hezbollahu ishin përpjekur t'i impononin një ekuacion të ri Izraelit, duke e quajtur një zhvillim të papranueshëm dhe të patolerueshëm. Ai tha gjithashtu se nëse ka sulme të mëtejshme kundër Izraelit nga Irani, atëherë qeveria e tij do të reagojë fuqishëm dhe do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes.

Mediat shkruajnë se Netanyahu gjithashtu pretendoi se forcat izraelite vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën e grupit brenda zonës së sigurisë, duke përfshirë objekte të mëdha nëntokësore në vargmalin malor Beaufort në Libanin jugor.

"Ne vazhdojmë të shkatërrojmë të gjithë infrastrukturën e tyre terroriste në zonën e sigurisë, duke përfshirë objektet e mëdha nëntokësore në rajonin Beaufort. Ato janë aq të mëdha sa nuk kam parë kurrë diçka të tillë", tha kryeministri izraelit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI