Flash

Ndryshime në qeveri? Rama mbledh ministrat pas pushimeve në Pogradec

Lapsi.al 6 August 2026

Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e Qeverisë Rama 4. Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e takimeve informale të Qeverisë njohur si ‘retreat’, përpara sesionit të ri parlamentar.

Top Channel raportoi se me 24 dhe 25 gusht pritet që të gjithë ministrat të raportojnë për prioritetet e secilës ministri për muajt në vazhdim.

Sipas të njëjtave burime ky retreat, parashikohet të mbahet në qytetin e Pogradecit.

TCH shkruan se nga brenda Partisë Socialiste, nuk përjashtohet mundësia edhe e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste në fillim të shtatorit përpara rinisjes nga puna të Parlamentit, ky seanca e radhës është me 7 shtator.

Nëse kjo ndodh atëherë ky mund të jetë momenti nga ku kryesocialisti Edi Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës.

"Brenda qeverisë prej disa javësh qarkullojnë zëra për një rifreskim drejtimi të mundshëm në të paktën 6 ministri. Megjithatë kjo mbetet në dorë të Edi Ramës, i cili elementin surprizë e ka sportin e tij të preferuar.

Gjithsesi fillim shtatori si për Qeverinë ashtu edhe për PS pritet të jetë me plot zhvillime, pasi vetë Rama i ka vënë të tijët nën një kërkesë llogarie të shtuar, kulmuar me dokumentin Besa, një qasje që ai e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.

Sakaq, nëse Rama do të vendosë mbajtjen e mbledhjes së asamblesë të PS, do të duhet të vendoset në rendin e ditës edhe mocioni për hapjen e dialogut kombëtar mbi marrëveshje e re për Shqipërinë, depozituar në PS prej deputetes Elisa Spiropali" - shkruan TCH. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI