Flash

Po punonte në kantierin e ndërtimit në Durrës, humb jetën 40- vjeçari

Lapsi.al 6 August 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar humb jetën ndërsa po punonte në një kantier ndërtimi. Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se dyshohet se ai ka humbur ndjenjat gjatë punës.

I ndjeri është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi. Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI