Flash

LAJMI I FUNDIT/ Dorëzohet në polici një nga personazhet e "Dosjes Aruba"

Lapsi.al 18 June 2026

Një tjetër person i shpallur në kërkim nga drejtësia është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, ka vendosur t’u dorëzohet autoriteteve pasi ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO). 

Rama dyshohet se luante rolin e pastruesit të parave të përfituara nga aktivitetet e paligjshme të grupit kriminal të udhëhequr nga Luçiano Koçeku, i njohur ndryshe edhe me emrin Artur Koçeku.

Strukturat e posaçme kishin shtrirë kontrollet për lokalizimin e tij, çka dyshohet se ka detyruar të kërkuarin që të vetëdorëzohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për t’u përballur me akuzat e rënda të ngritura nga SPAK.

Vijon... 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI