Flash

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Kriza e strehimit në Portugali/ Protestuesit përplasen me policinë, dy të plagosur dhe 55 të arrestuar

Lapsi.al 21 October 2026

Kriza e strehimit në Portugali/ Protestuesit përplasen me

Të martën në mbrëmje mijëra në Portugali  kanë protestuar duke kërkuar zgjidhje për krizën e strehimit dhe frenimin e rritjes së çmimeve të pronave. Demonstratat u përqendruan kryesisht në kryeqytetin Lisbonë dhe në qytetin verior të Portos, ku aktivistët kundërshtuan ndërhyrjen e autoriteteve për të çmontuar kampet e tyre. 

Policia portugeze ndërhyri në orët e para të së martës për të shpërndarë kampet e ngritura nga protestuesit, duke hequr gjithsej 228 tenda. Gjatë operacionit në Lisbonë, 55 persona u arrestuan dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, sipas autoriteteve. Në sheshin Rossio, në qendër të Lisbonës, disa protestues krijuan një zinxhir njerëzor për të penguar ndërhyrjen e policisë. Situata u përshkallëzua më pas në përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

“Lisbona nuk është në shitje” dhe “Më detyruan të dal në rrugë për të bërtitur” ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e demonstruesve. 

Policia portugeze e cilësoi përdorimin e forcës si të justifikuar dhe proporcional, duke argumentuar se disa protestues kishin refuzuar të largoheshin pavarësisht urdhrave të autoriteteve. Edhe Ministria e Brendshme vlerësoi profesionalizmin e efektivëve, duke theksuar se dialogu ishte përparësi deri në momentin e fundit. Ndërkohë, presidenti i Portugalisë, António José Seguro, bëri thirrje për një marrëveshje të gjerë mes partive politike, me synimin për të miratuar masa afatgjata kundër krizës së strehimit.

Protestat synojnë të tërheqin vëmendjen te rritja e vazhdueshme e çmimeve të banesave, e cila po e vështirëson gjithnjë e më shumë aksesin në strehim për qytetarët.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI