Flash

Kadastra derë më derë në Himarë, Finiq dhe Leskovik, rreth 1500 banesa të evidentuara

Lapsi.al 26 October 2026

Kadastra derë më derë në Himarë, Finiq dhe Leskovik,Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën derë më derë duke u shtrirë në disa zona të vendit, për evidentimin e banesave me probleme në dokumentacion. 

Në Palasë dhe Ilias të Himarës janë evidentuar rreth 1000 banesa, ndërsa dhjetëra dosje janë në fazën përfundimtare të trajtimit. Banorët mund të verifikojnë online dokumentet që u mungojnë.

ASHK ka emetuar ndërkohë 22 vendime përfundimtare, ndërsa 38 banesa janë në fazën e fundit të procedurës, në afishim publik.

55 subjekte duhet të dorëzojnë dokumentet që u mungojnë pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Vlorë. Emrat e tyre dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë janë publikuar në portalin e ASHK duke u dhënë mundësi qytetarëve të informohen dhe të vijojnë procedurat përkatëse.

Prej kësaj të hëne, puna në zonën e Himarës është zgjeruar edhe në Kallarat, Vranisht, Bolenë, Tërbaç dhe Kuç, për të vijuar evidentimin në terren dhe trajtimin e rasteve sipas dokumentacionit dhe kushteve ligjore.

Grupet e specialistëve të Kadastrës kanë nisur së fundmi punën edhe në Bashkinë Finiq për evidentimin e banesave me probleme në dokumentacion. Pas përfundimit të evidentimit në terren në gjashtë fshatrat e para të Njësisë Administrative Finiq, ku u evidentuan 150 shtëpi, puna ka nisur në 10 fshatra të Njësisë Administrative Aliko.

Paralelisht, grupet e punës vijojnë aktivitetin në Velabisht të Beratit, në Leskovik dhe në fshatin Kus të Kasharit. Në Leskovik janë evidentuar rreth 250 banesa. 

Qasja e re derë më derë e Kadastrës vijon aktualisht në 30 fshatra të vendit, me synimin për të evidentuar banesat në terren, për të përshpejtuar procedurat e trajtimit të tyre dhe për të ndihmuar qytetarët në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.


Përmes kësaj praktike të re pune derë më derë, ASHK synon të shkojë pranë banorëve, të identifikojë nga afër problematikat e pronësisë dhe të lehtësojë plotësimin e dokumentacionit për qytetarët, duke i orientuar ata drejt hapave të nevojshëm për përfundimin e procedurave.

Informimi i drejtpërdrejtë dhe verifikimi në terren mbeten pjesë thelbësore e procesit, në mënyrë që çdo rast të trajtohet mbi bazën e dokumentacionit përkatës dhe në përputhje me kërkesat ligjore.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI