Flash

Gjyqi në GJKKO, Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme, përfaqësohet nga avokati Ndreca

Lapsi.al 3 November 2026

Gjyqi në GJKKO, Veliaj refuzon të marrë pjesë në

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk është paraqitur në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), por përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Mësohet se Veliaj i ka drejtuar gjykatës një letër, ku thekson se do të marrë pjesë në seancë pasi t’i lejohet qëndrimi në sallë dhe jo në kafaz. “Do vij kur të më lejojnë të qëndroj në sallë e jo në kafaz”, ka thënë Veliaj.

Veliaj u transferua në fund të tetorit nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Dërgimi në Fier solli reagime të shumta, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës drejtoi gishtin një ditë më parë drejt kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e tij, Veliaj zbardhte takimin me ministrin Gogu, që sipas të cilit, i kishte përcjellë një mesazh nga kryeministri Edi Rama. Sipas Veliajt, Rama e ka kërcënuar që të pranojë përfshirjen në protestat e studentëve dhe të flamengove, të hiqte dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe të mos këshillohej më me avokatin Plarent Ndreca. Veliaj pretendon se, në rast refuzimi, i është kërcënuar me akuza të tjera dhe me një dënim të gjatë me burg.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI