Flash

Gafa e Pepo Martinez fundosi Interin në Bernabeu, Chivu e mbron: “Po pse duhet ta përmendni?”

Këto janë fjalët e teknikut Cristian Chivu për mikrofonat e Sky, në mbrojtje të Josep Martinez pas gabimit që solli golin e 2-0 të Real Madrid.

Lapsi.al 9 September 2026

“Po pse duhet ta përmendni Martinez? Mua më intereson reagimi, Pepo pati një reagim të nivelit të lartë, bëri pritje të rëndësishme. Mua më intereson reagimi, krenaria, personaliteti. Vetëm kjo më intereson”. Këto janë fjalët e teknikut Cristian Chivu për mikrofonat e Sky, në mbrojtje të Josep Martinez pas gabimit që solli golin e 2-0 të Real Madrid.

Trajneri i Interit e analizoi kështu ndeshjen e humbur nga skuadra e tij 2-1 në debutimin në League Phase të Champions League 2026-2027: “Nuk jam aspak i zemëruar, jam i lumtur me skuadrën time, me guximin, me personalitetin. Gabimet janë pjesë e lojës, mua më intereson reagimi, mënyra se si qëndron në fushë, si beson deri në fund. Do të thosha një paraqitje të mirë, përpjekja për të qenë dominues në Bernabeu më bën të lumtur dhe optimist për të ardhmen. Gabimet janë pjesë e lojës, sot marrim me vete një paraqitje të mirë. Nuk kemi spekuluar kurrë, kemi luajtur hapur”.

Çfarë ndodhi?

I bujshëm gabimi i portierit Josep Martinez që me veprimin e tij absurd i dhuroi dyfishimin uruguajanit Valverde. Një lloj mendjemadhësie në aftësitë e tij për spanjollin që tentoi një driblim dhe pa topin ti rrëmbehet nga mesfushori i Real e të përfundonte në rrjetë.

Portieri zikaltër u bë protagonist, pa dëshirën e tij, i kësaj “gafë” që ndikoi në ndeshjen e Santiago Bernabeut, por që në minutat pasuese portieri i kampionëve në fuqi të Italisë mori hakun e tij personal me disa ndërhyrje vendimtare.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI