Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Europol: Në Evropë veprojnë 731 rrjete të krimit të organizuar

Lapsi.al 26 June 2026

Një hetim i ri i Europol ka identifikuar 731 rrjete të krimit të organizuar që veprojnë në Evropë, me mbi 400 mijë anëtarë nga 118 kombësi të ndryshme, duke dëshmuar për shtrirjen dhe kompleksitetin e grupeve kriminale në kontinent.

 
Sipas raportit të publikuar sot, shumica e këtyre organizatave veprojnë përtej kufijve shtetërorë dhe në mënyrë shumë profesionale.

 
Rreth 85% e rrjeteve përdorin biznese të ligjshme si mbulesë për aktivitetet e tyre kriminale, duke fshehur operacionet pas strukturave ekonomike të rregullta.

Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner, tha gjatë prezantimit të raportit në Bruksel se këto organizata nuk janë më banda të zakonshme rrugësh, por funksionojnë si “korporata të krimit”, me organizim dhe burime të konsiderueshme.

Raporti tregon se rrjetet kriminale janë të përfshira në një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë trafikun e drogës, krimin kibernetik, kontrabandën e emigrantëve, trafikimin e qenieve njerëzore, mashtrimet financiare dhe pastrimin e parave.

Ato përfitojnë gjithashtu nga zhvillimet teknologjike, tregtia globale dhe paqëndrueshmëria gjeopolitike për të zgjeruar aktivitetin e tyre.

Krahasuar me studimin e parë të publikuar dy vjet më parë, 76% e rrjeteve të identifikuara janë të reja.

Megjithatë, Europol ka evidentuar një bërthamë prej 198 organizatash kriminale që vazhdojnë të mbeten aktive.

Në raportin e vitit 2024 ishin identifikuar gjithsej 821 rrjete.

Ekspertët theksojnë se ulja e numrit të përgjithshëm të rrjeteve nuk duhet interpretuar si sukses i plotë i autoriteteve.

Përkundrazi, grupet kriminale tregojnë një aftësi të madhe për t’u riorganizuar shpejt dhe për të zëvendësuar drejtuesit e arrestuar, duke ruajtur funksionimin e strukturave të tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI