
Një tjetër anëtar i Parlamentit Europian ka reaguar ndaj dhunës së policisë shqiptare ndaj protestuesve dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama.
Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, ka hedhur poshtë dhe e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Ramës në mediat ndërkombëtare, se protestat po dëmtojnë integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Në një reagim në facebook, Waitz, pjesë e grupit të "Të Gjelbërve" thotë se të protestosh për institucione që janë të afta dhe vullnetmirë për të luftuar korrupsionin, është pro europiane.
"Më lejo të sqarohem. Të protestosh për institucione që janë të afta dhe vullnetmira për të luftuar korrupsionin është pro-europiane. Të protestosh për edukimin e duhur është pro europiane. Dhe të protestosh për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore është pro europiane.
Pas 13 viteve në qeveri, Edi Rama u thotë protestuesve se janë në duar të huaja. Se ai nuk do i lejojë arsim falas dhe bursa. Ai po i qëllon me gaz e ujë dhe po burgos minore. Dhe kjo absolutisht nuk është në linjë me vlerat europiane.
Ne të gjithë duam të shohim Shqipërinë në BE si një shtet që respekton të drejtat e njeriut, si një shtet ku sundon ligji, mbron natyrën, dëgjon qytetarët e vet dhe të drejtën për të demonstruar. Ky është rrugëtimi drejt BE-së dhe shpresojmë që Shqipëria të bëhet gati" - thotë ai në videomesazhin e tij.
Eurodeputeti austriak ka titulluar videomesazhin 'Shqipëria nuk është në shitje', duke i bërë tag edhe kryeministrit Edi Rama. /LAPSI.al