Flash

EMRI/ Ekzekutohet me armë një 40-vjeçar në Prishtinë

Lapsi.al 27 May 2026

Një person ka humbur jetën në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Sipas mediave të Kosovës, viktima është identifikuar si Agron Hajdari, rreth të 40-ave, një person me precendentë të mëparshëm penalë. 

Lajmin e ka konfimruar edhe Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Sali Nivica”, bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull)", - ka deklaruar Pllana.

Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./ RTK.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI