Flash

Shqiptari në Greqi plagos me armë pronarin e një dyqani, pas arratisjes shkakton aksident (FOTO)

Lapsi.al 27 May 2026

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e së mërkurën në Patisia të Athinës në Greqi, ku një shqiptar  plagosi pronarin e një dyqani celularësh.

 
Sipas mediave vendase, ngjarja u shënua në orën 18:30 të pasdites së të mërkurës, ku një person hyri në një dyqan telefonash celularë dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, një herë në këmbë.


Autori i krimit hipi më pas në një BMW gri që po e priste jashtë dhe në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Tsounta” në Bulevardin “Kifissou”, në rrugën për në Lamia. Atje, automjeti i dyshuar u përplas me tre ose katër automjete dhe u ndal plotësisht.

Policia arrestoi tre persona me origjinë shqiptare në lidhje me incidentin, ndërsa një person tjetër është në kërkim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI