Flash

Ekstradimi/ Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës

Lapsi.al 28 October 2026

Ekstradimi/ Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimin e dytë të Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipërisë. Sipas vendimit të Gjykatës është caktuar se vendimmarrja është marrë më 20 tetor 2026, në mënyrë unanime nga trupi i parë i gjykatës, me relator ministrin Alexandre de Moraes.

Avokatët e Ervin Matës pretenduan se vendimi i mëparshëm kishte lënë pa trajtuar disa çështje të ngritura nga mbrojtja. Mbrojtja kërkoi pezullimin e procedurës së ekstradimit, duke argumentuar se ishte ende në pritje të shqyrtimit një kërkesë e Ervin Matës për status refugjati në Brazil.

Avokatët ngritën gjithashtu si argument faktin se ndaj Matës ishte hapur formalisht një hetim policor në Brazil. Pretendimi i tretë lidhej me juridiksionin, duke argumentuar se Shqipëria, si shteti që kishte kërkuar ekstradimin, nuk kishte kompetencë juridiksionale për zhvillimin e procedimit penal ndaj tij. Për këto arsye, mbrojtja kërkoi pranimin e ankimit deklarativ.

Sipas relatorit Alexandre de Moraes, ankimi nuk paraqiste argumentim të mjaftueshëm për të evidentuar mangësi në vendimin e mëparshëm. Gjykata vlerësoi se vendimi ishte arsyetuar në mënyrë të plotë, ndërsa ankimi kishte karakter zvarritës dhe vononte përfundimin e procedurës së ekstradimit.

Për këtë arsye, ankimi nuk u pranua për shqyrtim dhe gjykata urdhëroi certifikimin e vendimit si të formës së prerë, pa pritur publikimin e tij.
Gjykata Supreme Federale e Brazilit kishte miratuar më 21 gusht 2026 kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi u mor në mënyrë unanime, pas shqyrtimit të çështjes në seancën virtuale të zhvilluar nga 14 deri më 21 gusht.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI