Flash

SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, ngrihen 5 akuza penale, nga abuzimi me 9 tendera tek pastrimi i parave

Lapsi.al 28 October 2026

SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, ngrihen 5 akuza penale, nga

Ish-numri dy i qeverisë, Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokati  Ardian Kalia.Sipas burimeve thuhet se SPAK i ka komunikuar Ballukut, perfundimin e hetimeve. Balluku akuzohet nga SPAK për shkelje me tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.

Akuzat

Kujtojmë që më 20 tetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikoi akuzat:

 “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
    “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
    “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
    “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.
 “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Sipas njoftimit të SPAK-ut të publikuar më 9 shtator 2026, Balluku është marrë e pandehur për dyshime për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në bashkëpunim, në tetë procedura prokurimi.

Vlera e përgjithshme e procedurave të përfshira në dosje kalon 600 milionë euro. Prokuroria dyshon se në këto tendera janë krijuar avantazhe të padrejta për operatorë ekonomikë të caktuar.

Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin preventiv të një vile në Dhërmi. Sipas prokurorisë, ekzistojnë dyshime se pasuria mund të lidhet me përfitime të parregullta.

Në shtator, SPAK njoftoi një tjetër masë sekuestrimi për një pronë në Palasë, të cilën prokuroria dyshon se e lidh me përfitime të parregullta nga procedura e tenderimit për Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI