Flash

Mbyllja e hetimeve për Ballukun/ Gazment Bardhi: Pse nuk u kërkua sërish heqja e imunitetit?

Lapsi.al 28 October 2026

Mbyllja e hetimeve për Ballukun/ Gazment Bardhi: Pse nuk u kërkua

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas mbylljes së hetimeve për Belinda Ballukun, pa një kërkesë të dytë të SPAK për arrestimin e saj. Bardhi thotë se SPAK duhet të tregojë pse e shiti ligjin tek Edi Rama, duke shmangur kërkesën për arrestimin e saj.

Statusi i plotë i Gazment Bardhit në rrjetet sociale

“Belinda Balluku mbi ligjin”. SPAK të tregojë pse e shiti ligjin tek Edi Rama!

ME mbylljen e hetimeve për Belinda Ballukun, ME 2 vila të zbuluara, të fshehura prej saj, ME 5 akuza të reja për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe PA kërkesë për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj, SPAK u provua se është zyrtarisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Me pozicionimin kundër ligjit dhe pro interesit politik të dyshes më të korruptuar në vend, SPAK duhet t’u shpjegojë sot shqiptarëve pse ligji po zbatohet ndryshe për Belinda Ballukun. Pse në Shqipërinë e SPAK-ut të Edi Ramës, Belinda Balluku është më e barabartë se të tjerët?

Kur ajo akuzohej për shkelje të barazisë në tendera, SPAK kërkoi arrestimin e saj, duke argumentuar rrezikun e prishjes së provave dhe ndikimit mbi dëshmitarët.

Sot, kur mbi të rëndojnë edhe katër akuza të tjera, përfshirë korrupsionin, SPAK hesht.

Pse?

Çfarë ka ndryshuar? Pse nuk u kërkua sërish autorizimi i Kuvendit? Pse Belinda Balluku duhet të trajtohet ndryshe nga të pandehur të tjerë për korrupsion apo pastrim parash, ndaj të cilëve janë kërkuar dhe zbatuar masa arresti?

SPAK u detyrohet shqiptarëve t’u thotë pse për Belinda Ballukun zbatoi një standard të ndryshëm nga të tjerët. Cili është pakti që ka bërë me Edi Ramën? Edhe sa ministra kërkon që të caktojë SPAK-u në qeverinë e Edi Ramës për të ndarë së bashku pushtetin e korruptuar?

Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen e saj europiane mbi drejtësinë selektive dhe pandëshkueshmërinë e pushtetit. Integrimi europian nuk është vetëm mbyllje kapitujsh negociatash. Është garancia se askush nuk qëndron mbi ligjin. Sot, kësaj garancie i janë vënë minat nga Edi Rama, Belinda Balluku dhe nga bashkëpunëtorët e tyre në SPAK.

Të këshilluara

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI