Flash

“Edi Rama o tradhtar!”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 72-të

Lapsi.al 10 August 2026

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të ditës së 72-të të qëndresës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.

Me pankarta në duar dhe në mënyrë të organizuar, qytetarët po përshkojnë bulevardin kryesor duke artikuluar thirrje të njëpasnjëshme ndaj kreut të ekzekutivit.

Gjatë marshimit po dëgjohen brohoritje masive si “Edi Rama o tradhtar!” dhe “Rama jepe dorëheqjen!”, me protestuesit që kërkojnë largimin e menjëhershëm të tij nga pushteti dhe dhënien e llogarisë para drejtësisë.

Turma po i afrohet godinës së Kryeministrisë, ku edhe pritet të mbahen fjalimet kryesore të këtij tubimi.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI