Flash

Drejtori i Hekurudhave Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK

Lapsi.al 5 June 2026

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Ai shoqërohet nga avokati i tij. Mësohet se Verdho është thirrur nga prokurori Dritan Prençi, i cili po heton dosjen "Balluku." Thirrja e tij vjen një ditë pas përshkallëzimit të akuzave të SPAK kundrejt ish-zv/kryeministres, e cila dyshohet tashmë edhe për korrupsion e pastrim parash, si dhe pas sekuestrimit të një vile në Dhërmi.

Kjo është hera e dytë që ai shkon në në Prokurorinë e Posaçme brenda pak ditësh. Më 21 maj ishte hera e fundit që ai u paraqit në SPAK, por pas daljes nga institucioni, ai nuk u prononciua për mediat.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI