Flash

Ditë e ngarkuar në Kuvend: Protestë jashtë, interpelanca dhe debate brenda

Lapsi.al 24 September 2026

Kuvendi pritet të ketë sot një ditë të ngarkuar si brenda, ashtu edhe jashtë sallës. Teksa deputetët mblidhen në seancë plenare, me dy ministra të thirrur në interpelancë dhe disa projektligje në rend dite, para Parlamentit qytetarët kanë paralajmëruar rikthimin e protestës kundër qeverisë. 

Në sallë, vëmendja do të jetë te dy interpelancat e kërkuara nga opozita. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, do të pyetet për 102 kontejnerët me rreth 2,816 tonë mbetje të klasifikuara si të rrezikshme dhe toksike, që ndodhen në periferi të Durrësit. Në interpelancën e dytë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, do të japë shpjegime për situatën në kopshte dhe çerdhe. Opozita ngre shqetësimin për mbingarkesën e kapaciteteve, që sipas saj arrin deri në 70 fëmijë, si dhe për zhvillimin e mësimit me dy turne në shkollat e Sarandës.

Ndërsa brenda zhvillohen debatet parlamentare, jashtë pritet të dëgjohen sërish thirrjet kundër qeverisë. Në protestën e një nate më parë, qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e ligjeve që kundërshtojnë. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI