Flash

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Reagojnë Rita Ora dhe Dua Lipa

Lapsi.al 16 September 2026

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Artistja ka rishpërndarë në InstaStory një postim të faqes “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shoqëruar me mesazhin: “Duke luftuar për Kosovë, që e quajmë shtëpi sot”.

Rita Ora nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë, por ka zgjedhur ta përcjellë mesazhin përmes këtij publikimi në rrjetet sociale.

Edhe këngëtarja Dua Lipa ka postuar një foto në “Instagram” me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Reagimi vjen në ditën kur Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas vendimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet. . /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI