Flash

Arrestohet Eno Agasi, kushëri i Ergys Agasit

Lapsi.al 16 September 2026

Arrestohet Eno Agasi, i afërm i Ergys Agasit, i shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës, qindra mijëra euro, që ishte sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI.

Dyshohet për vjedhje dhe pengim të zbulimit të së vërtetës. Arrestimi u krye në zonën e Kodrës së Diellit nga policia e Tiranës gjatë kohës që Eno Agasi po lëvizte me automjet.

Ndaj tij është caktuar masë sigurie “arrest në burg” nga Gjykata Penale e Shkallës së Parë Tiranë. Eno Agasi po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për dy vepra penale.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI