Flash

Delir në Paraguai pas fitores ndaj Gjermanisë: presidenti e shpall festë kombëtare sa mbaroi ndeshja

Presidenti paraguaian Santiago Peña firmosi dekretin që shpall këtë të martë festë kombëtare në të gjithë Paraguain pas suksesit historik ndaj Gjermanisë.

Lapsi.al 30 June 2026

Sapo topi i goditur nga pika e bardhë nga José Canale përfundoi në rrjetë, në Paraguai shpërtheu festa. Një popull i tërë festoi fitoren e kombëtares ndaj Gjermanisë, shumë më të favorizuar. Gjermanët, që vinin nga humbja në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Ekuadorit, u dorëzuan edhe përballë Paraguait, i cili e çoi sfidën te penalltitë pas avantazhit fillestar të Encisos dhe barazimit të mëvonshëm të Havertz.

Për herë të katërt, pas Botërorëve të viteve 1986, 1998 dhe 2002, Paraguai rikthehet në 1/8-at e finales me shpresën për të përsëritur arritjen e vitit 2010, kur u eliminua vetëm në çerekfinale. Pikërisht për t’i dhënë mundësi popullit të festojë siç duhet këtë fitore, presidenti paraguaian Santiago Peña firmosi dekretin që shpall këtë të martë festë kombëtare në të gjithë Paraguain pas suksesit historik ndaj Gjermanisë. Firma erdhi menjëherë pas vërshëllimës së fundit të ndeshjes.

Nuk kishte kaluar as koha për të festuar penalltinë vendimtare, kur Peña publikoi në profilin e tij në X një fotografi ku firmoste dekretin për shpalljen e festës kombëtare. “Paraguai nuk dorëzohet kurrë! Festë, dreqi ta hajë! Sot feston një vend i tërë. Feston fitoren e një kombëtareje që përfaqëson zemrën e identitetit tonë: guximin, besimin dhe forcën e një populli që nuk dorëzohet kurrë. Faleminderit, Albirroja, që na dhurove këtë gëzim të jashtëzakonshëm dhe bashkove sërish miliona paraguaianë nën të njëjtin flamur. Dekreti nr. 6280: gjërat e mira ia vlejnë të priten.”

Në këtë mënyrë ai e zyrtarizoi vendimin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Më pas, Presidenca e Republikës publikoi një deklaratë zyrtare duke bërë të ditur se festa kombëtare ishte shpallur si një vlerësim për arritjen historike të futbollit vendas dhe për t’i mundësuar popullsisë të festojë kualifikimin në 1/8-at në të gjithë vendin. Paraguai tani, për të shkruar edhe më shumë histori, do të presë fituesen e sfidës mes Francës dhe Suedisë, me shpresën për një tjetër natë të paharrueshme për një popull të tërë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI