Flash

Berisha: Vendimi i padrejtë, asgjë s' mund të errësojë luftën çlirimtare të Kosovës

Lapsi.al 16 September 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i cilësuar dënimet të padrejta dhe të pamerituara.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendimi përbën një ditë të keqe për shqiptarët dhe veçanërisht për familjet e ish-drejtuesve politikë të UÇK-së.

“Natyrisht sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të Kosovës, pasi gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, gjykata duhej të kishte arritur në përfundimin e kundërt dhe të shpallte të pafajshëm ish-drejtuesit e UÇK-së.

“Dha dënime tërësisht të pamerituara në vend që të shpallte pafajësinë në sallë në emër të të drejtës ndaj ish-udhëheqësve politike të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës”, tha ai.

Berisha e lidhi vendimin edhe me Serbinë, duke deklaruar se dënimet do të priten me kënaqësi në Beograd. “Me këtë rast, sigurisht që festë bëhet në Serbi, në Beograd për këto dënime të padrejta”, u shpreh kreu i PD-së.

Pavarësisht vendimit të Hagës, Berisha argumentoi se procesi gjyqësor dhe dënimet individuale ndaj ish-drejtuesve të saj nuk mund të ndryshojnë, sipas tij, karakterin dhe rëndësinë historike të luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës.

“Por asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi gjithashtu rolin e UÇK-së gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, duke e përshkruar atë si forcën aleate të NATO-s në terren.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë me të cilën së bashku, dhe në mbështetje të NATO-s, dhe kjo ishte aleate në tokë e NATO-s, çliroi koloninë e fundit në Evropë, Kosovën nga pushtimi barbar serb”, përfundoi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishes

Natyrisht sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të Kosovës, pasi gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit.

Dha dënime tërësisht të pamerituara në vend që të shpallte pafajësinë në sallë në emër të të drejtës ndaj ish-udhëheqësve politike të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës.

Me këtë rast, sigurisht që festë bëhet në Serbi, në Beograd për këto dënime të padrejta.

Por asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë me të cilën së bashku, dhe në mbështetje të NATO-s, dhe kjo ishte aleate në tokë e NATO-s, çliroi koloninë e fundit në Evropë, Kosovën nga pushtimi barbar serb.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI