Flash

Reuters: Vendimi u ndoq nga afër edhe Serbi

Lapsi.al 16 September 2026

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ka marrë jehonë ndërkombëtare. Reuters shkruan se ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm nga gjykata e krimeve të luftës e Kosovës. 

Thaçi u dënua me 25 vjet burg për krime të kryera si komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë ndarjes së dhunshme të territorit nga Serbia në vitet 1990. Gjykata tha se ai ishte fajtor për vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar me forcat serbe të sigurisë nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit. 

Reuters shkruan se vendimi u ndoq nga afër në Kosovë dhe Serbi, ku trashëgimia e konfliktit të viteve 1998-99 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 mbeten një burim tensioni midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. Në Prishtinë, mijëra njerëz që po e shikonin vendimin në një ekran të madh e fishkëllyen vendimin dhe brohoritën "Thaçi, Thaçi", ndërsa disa shpërthyen në lot.

"Ky vendim është i turpshëm. Nga sot, nuk do të ketë paqe në Kosovë", tha Raif Pllana, një ish-luftëtar i UÇK-së i cili doli në mbështetje të Thaçit në qendër të Prishtinës. Policia tha se ishin bërë përgatitje me forcat paqeruajtëse të huaja në rast se protestat do të bëheshin të dhunshme. Shtetet e Bashkuara i këshilluan qytetarët të shmangnin turmat.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI