Flash

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Kurti: Aktgjykimi u shpall në emër të popullit të Kosovës, por nuk përfaqëson vullnetin e tij

Lapsi.al 16 September 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në taotal me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. Në një reagim zyrtar, Kurti shprehet se shpallja fajtorë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm.

Kurti kërkon që aktgjykimi të ndryshohet në shkallën e Apelit, duke shtuar se në këto momente e gjithë Kosova është pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë. Në fund, ai tha se aktgjykimi i sotëm rrëzoi pretendimin më të rëndë, se UÇK-ja kishte kryer sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile.

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm. Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit. Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit, dhe atë sa më parë. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë.

Me akuzat në KiE nga deputeti rus dhe serb, nisi gjithçka më 15 prill 2008, por ne duhet të sigurohemi që asgjë nuk përfundoi sot. Asgjë prej pretendimeve dhe akuzave të ekzagjeruara dhe absurde, duke nisur prej Shtëpisë së Verdhë. Aktgjykimi i sotëm rrëzoi pretendimin më të rëndë, se UÇK-ja kishte kryer sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile”, shprehet Kurti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI