Flash

Katër muaj në shesh, protesta kundër qeverisë vijon për të 123-n ditë

Lapsi.al 30 September 2026

Protesta kundër qeverisë vijon sot për të 123-ën ditë radhazi, duke kaluar tashmë pragun e katër muajve mobilizim në Tiranë. Qytetarë dhe aktivistë pritet të rikthehen në shesh, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Krahas largimit të qeverisë, protestuesit kërkojnë anulimin e disa ligjeve që, sipas tyre, cenojnë interesat e qytetarëve. Një natë më parë, gjatë tubimit dhe marshimit në kryeqytet, u përsëritën thirrjet kundër qeverisë: “Arrestoni Ramën” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve të përditshme, duke këmbëngulur se mobilizimi do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI