Flash

Atentati ndaj Ndojit, GJKKO pranon kërkesën për marrjen në pyetje të ish-deputetit Halit Valteri

Lapsi.al 14 July 2026

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për të thirrur si dëshmitar ish-deputetin Halit Valteri në procesin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet i Partisë Demokratike.

Vendimi u mor gjatë seancës së radhës të gjyqit ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar nga SPAK për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit, në autostradën Tiranë-Durrës. Nga sulmi me armë zjarri humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku, ndërsa Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur. Me pranimin e kërkesës së mbrojtjes, Halit Valteri pritet të dëshmojë në vijim të procesit gjyqësor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI