Flash

Andy Burnham konfirmon kandidaturën për kryeministër të Britanisë

Lapsi.al 22 June 2026

Andy Burnham ka konfirmuar se do të kandidojë për të zëvendësuar Keir Starmer. Në një postim në X ai thotë se do t’i japë Britanisë “stabilitet, seriozitet dhe një fokus të vazhdueshëm në çështjet që kanë më shumë rëndësi”.

Ndërkohë, Burnham ka falënderuar gjithashtu Starmer për të gjitha vitet që i ka shërbyer Britanisë, ndërkohë që thekson se dëshiron që tranzicioni të jetë “një proces pozitiv ripërtëritjeje”.

 
“Keir i ka shërbyer shumë vendit tonë dhe dua ta falënderoj për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij gjatë një periudhe kaq sfiduese.

 
 
Vendimi i tij shënon fillimin e një tranzicioni dhe është e rëndësishme që ky proces të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të përgjegjshme. Unë do të vë veten në dispozicion si pjesë e këtij procesi.

Vendi pret stabilitet, seriozitet dhe një fokus të vazhdueshëm mbi çështjet që kanë më shumë rëndësi dhe kjo është ajo që do të marrë.

Ndërsa ecim përpara, prioriteti ynë duhet të jetë të punojmë së bashku për ta rikthyer vendin aty ku të gjithë duam të jetë. Njerëzit duan të shohin përparim në rritjen ekonomike, koston e jetesës, shërbimet publike, strehimin dhe mundësitë për brezin e ardhshëm. Ndryshimi politik nuk duhet kurrë të shpërqendrojë nga përgjegjësia për të përmirësuar jetën e njerëzve.


Lëvizja Laburiste ka qenë gjithmonë më e fortë kur shikon përpara me besim dhe qëllim të qartë. Kështu do të veprojmë nga këtu e tutje dhe do të sigurohemi që ky tranzicion të jetë një proces pozitiv rinovimi për partinë tonë dhe për vendin tonë”, është shprehur ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI