Flash

Trump: I dhamë fund luftës, Irani pranon të mos ketë armë bërthamore/ Teherani: Asgjë nuk është finalizuar

Lapsi.al 12 June 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një dakordësi që do t’i hapë rrugë nisjes së negociatave zyrtare mes dy vendeve. Trump ka theksuar se Teherani ka pranuar të mos zhvillojë kurrë armë bërthamore. Sipas Trump, ky ka qenë objektivi kryesor i politikës amerikane ndaj Iranit dhe një hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve.

“Ne i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore. Ky ishte qëllimi ynë dhe arsyeja kryesore e gjithë kësaj përpjekjeje”, deklaroi ai.

Megjithatë, autoritetet iraniane kanë mohuar se është arritur një marrëveshje përfundimtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, tha se negociatat vijojnë. Sipas tij, deri tani nuk është marrë asnjë vendim final.

“Deri në këtë moment, Irani nuk ka arritur në një përfundim përfundimtar lidhur me marrëveshjen”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Izraeli, i cili nuk është pjesë e drejtpërdrejtë e negociatave, ka ndjekur nga afër zhvillimet. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se Trump dhe Netanyahu kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me memorandumin e mirëkuptimit që po finalizohet mes Uashingtonit dhe Teheranit. Sipas njoftimit, Netanyahu ka kërkuar që çdo marrëveshje e ardhshme të garantojë eliminimin e materialeve bërthamore, çmontimin e kapaciteteve të pasurimit të uraniumit, kufizimin e programit raketor iranian dhe ndalimin e mbështetjes së Iranit për grupet e armatosura aleate në rajon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI